LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka “ditë shabllon” për presidentin: Një ditë nga jeta e njeriut më të fuqishëm në botë (Foto)

Nuk ka “ditë shabllon” për presidentin: Një ditë nga jeta e njeriut më të fuqishëm në botë (Foto)

Ai është komandanti dhe shefi i ushtrisë më të fuqishme në botë, kreu i partisë së tij politike, dhe udhëheqës i botës së lirë.

Vendimet e tij mund të shuajnë një krizë ose të shkaktojnë një luftë, fjalët e tij janë dëgjuar në të gjithë globin.

Ai është president i Shteteve të Bashkuara, dhe ka punën më të vështirë në botë.

Fotografia e fundit e David Cameron - ku ka qenë, e ku është tani! (Foto)
Lexo po ashtu Fotografia e fundit e David Cameron - ku ka qenë, e ku është tani! (Foto)

Planet dhe oraret mund të ndryshojë në harkun kohor të një rrahje zemre, kështu që nuk ka “ditë shabllon” për presidentin.

Çdo ditë sjell sfida të reja për të.

Por nëse gjithçka shkon mirë në një ditë normale në Uashington DC, ai do flejë rreth gjashtë orë gjumë para se t’ia nisë punës, shkruan Tirana Observer.

w111

1. Ai zgjohet shumë shpejt dhe rutina e tij e përditshme përfshin stërvitjen e mëngjesit, përpara se t’i futet punës së tij si një zyrtar i lartë.

w222

2. Kreu i Shtëpisë së Bardhë hyn në Zyrën Ovale rreth orës 8:30-9:00 dhe mëson rreth axhendës së tij ditore nga sekretarja e tij personale, Ferial Govashiri.

w333

3. Rreth orës 10:00 ai merr nga këshilltari i sigurisë kombëtare, udhëzimet e përditshme presidenciale, të cilat ndonjëherë i lexon edhe në tabletë. Përmbajtja e udhëzimeve, lejon presidentin të njihet me gjithçka që duhet të dijë dhe mundësitë e ndonjë krize në botë.

w444

4. Dita zakonisht është e mbushur me telefonata…takime… Nëse është në mes të ndonjë beteje ligjore, atij do t’i duhet të takohet me udhëheqës të kongresit nga të dyja palët.

w555

5. Ai gjithashtu takon edhe stafin e tij, për të diskutuar mbi strategjitë legjislative. Në ditën e tij ekziston edhe “shtrëngimi i duarve” ku ai falënderon bujarisht të gjithë pjesëtarët e Shtëpisë së Bardhë. Ai shpesh bashkëbisedon edhe me grupet përbërës kryesorë.

w666

6. Në ditë të tjera, presidenti mirëpret në shtëpi liderë të tjerë botërorë. Në këtë foto ai është në një takim presidenti afgan Hamid Karzai në vitin 2012.

w777

7. Në raste të rralla ai flet për shtypin. Dhe në rastet kur ai dëshiron të fluturojë me helikopterin Marine One jashtë Uashington DC, nuk i anashkalon takimet që ka në axhendë. Këto takime zhvillohen aty (si në këtë rast me ish-kryeministrin britanik David Cameron).

w888

8. Fundi i një dite të zakonshme për presidentin Obama është ora 18:00. Ai zakonisht darkon me familjen e tij rreth orës 18:30.

w999

9. Si një baba i mirë ai nuk harron vajzat e tij, Malia dhe Sasha, me të cilat kalon pak kohë argëtimi pasi ka darkuar.

w1000

10. Por puna nuk ka mbaruar tamam. Ai zakonisht mban shënime në letër, plane dhe ide të cilat nuk duhet të anashkalohen.

w1111

11. Kështu ka shkuar ora 23:30, dhe derisa të fiket drita e mesnatës ai lexon. Nëse asnjë telefonatë nuk e shqetëson, ai ka mundësinë të flejë rreth 6 orë për të nisur ditën tjetër e cila padyshim nuk do jetë si kjo që kaloi.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori