LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka të ndalur kontrabandimi i migrantëve nëpërmjet Maqedonisë

Nuk ka të ndalur kontrabandimi i migrantëve nëpërmjet Maqedonisë

Njësite policore të përziera maqedonase dhe kroate mbrëmë kanë kapur disa migrantë të cilët ishin duke u transportuar ilegalisht nga F. J (20) nga Kumanova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

F. J, i cili drejtonte automjetin ”Audi”, ka tentuar që t’u ikë policëve, por është ndaluar, ndërkaq në veturën e tij u kapën pesë migrantë nga Afganistani. Ata janë kapur duke udhëtuar në drejtim të Demir Kapisë.


Në të njejtën kohë, në fshatin Klisura janë gjetur edhe tre vetura të braktisura, për të cilat mendohet se janë përdorur për transport të migrantëve ilegalisht. Policia ka marrë masa për të gjetur pronarët e tyre./Telegrafi/