LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën, sugjerojnë studimet

Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën, sugjerojnë studimet

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në The Lancet.

Në mesin e këtyre një miliard njerëzve përfshihen rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022, shkruan BBC.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë çrregullimeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

SHBA-ja renditet në vendin e 10-të për shkallën e obezitetit tek meshkujt dhe në vendin e 36-të tek femrat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori