LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit i përzgjedhin mësuesit

Nxënësit i përzgjedhin mësuesit

Ka kaluar një muaj qëkur ka filluar viti i ri shkollor, ndërsa dhjetëra nxënës të klasave të para në qytetin e Prizrenit ende nuk e dinë se kush do të jetë mësuesi i tyre në pesë vjetët e ardhshme. Kjo gjendje ndodh për shkak se regjistrimi i nxënësve nga njëra anë nuk është marrë seriozisht nga drejtuesit e shkollave, e nga ana tjetër edhe për shkak të dëshirave të shumta të prindërve për përzgjedhjen e mësuesve të fëmijëve të tyre.

Vesa është njëra nga shumë nxënëset e shkollës fillore dhe të mesme të ulët ”Abdyl Frashëri”, të qytetit të Prizrenit, e cila ndonëse me pa durim e kishte pritur ditën e parë të shkollës, është zhgënjyer tej mase.

Nëna e Vesës, Nora Kryeziu, tregon për “Radio Kosovën” se të bijën e kishte regjistruar në shkollë qysh në fillim të qershorit, e madje e kishte bërë edhe përzgjedhjen e mësueses. Mirëpo, siç tregon ajo, emri i vajzës nuk figuronte në listën e “mësueses Shqipe”, tek e cila e kishte regjistruar.


Nora fajëson Drejtorinë e shkollës për këtë mos seriozitet të punës, përderisa pranon se ka qenë nën përcjellje të vajzës tri javë të plota dhe me këmbëngulje nuk e ka larguar nga mësuesja që e kishte zgjedhur në fillim.

Numri prej rreth 60 nxënësve të regjistruar në një klasë, sipas tekeve të administratës së shkollës, por edhe dëshirave te prindërve për përzgjedhjen e mësuesve të fëmijëve të tyre, ka krijuar tollovi të shumta para objekteve shkollore.

Madje pakënaqësitë nga ana e prindërve janë shprehur haptazi me ditë të tëra. Ndonëse, të vetëdijshëm për kaosin e krijuar, drejtorët e shkollave as që dëshirojnë të flasin duke e hedhur fajin herë tek administrata e herë tek prindërit e nxënësve.

Srejtori komunal i arsimit, Nexhat Çoçaj, duke i vënë pikën këtij fenomeni, i cili për herë të parë është paraqitur në shkollat e Prizrenit, fajin ua hedh prindërve për të cilët “përmes farefisnisë kanë bërë përzgjedhjen e mësuesve duke mos e mohuar madje as mos seriozitetin në punë të disa mësimdhënësve”.

Nxënësit që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore dhe që janë endur herë në një klasë e herë në tjetrën, vështirë se do t’i harrojnë ditët e para të shkollës. Ndërsa, drejtorëve të shkollave, por edhe zyrtarëve të lartë të arsimit, u mbetet të mendojnë për të ardhmen që kjo problematikë mos të përsëritet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori