LAJMI I FUNDIT:

‘Nxënësit me notë mesatare më pak se 3.5 nuk do të mund të regjistrohen në Akademinë e Sportit’

‘Nxënësit me notë mesatare më pak se 3.5 nuk do të mund të regjistrohen në Akademinë e Sportit’

Dispozita ligjore sipas të cilës nxënësit nga Akademia e Sportit duhet të kenë mesatare suksesi të paktën 3.5 që të mund të regjistrohen vitin e ardhshëm në këtë shkollë do të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anulimi është meritë e asaj që prindërit e rreth 130 nxënësve të cilët këtë kusht nuk e kanë përmbushur nuk kanë qenë të informuar për vendosje të saj në gusht të vitit të ardhshëm.


Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski deklaroi se zbatimi i anuluar ka qenë midis disa kërkesave nga sfera e arsimit gjatë takimeve të paradokohshme në terrem me qytetarë. Qeveria dhe MASH­i u dalin në ndihmë duke e respektuar argumentin e tyre se dispozita për suksesin është sjellë pasi nxënësit veçmë janë regjistruar në Akadmeinë e Sportit në maj dhe qershor të vitit 2015.

Por, nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë të cilët mësojnë në Akademinë sportive do të jenë të obliguar të kenë mesatare prej të paktën 3.5 për lëdët teorike dhe praktike, ndërsa nëse këtë nuk e arrijnë do të duhet të çregjistrohen nga akademia dhe të regjistrohen në ndonjë shkollë tjetër të mesme.

Ndryshimet me të cilat anulohet dispozita i bëri Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila i propozoi deri te Qeveria. Ajo i miratoi dhe ia propozoi Kuvendit. Komisioni amë i Kuvendit sot ndryshimet i pranoi dhe pritet që të miratohen edhe në seancë plenare.

Nota më e ulët mesatare nga 3.5 është vendosur sepse qëllimi i formimit të Akademisë së Sportit, theksoi ai, është që të ngritet cilësia e arsimit në sferën e sportit.

“Jo vetëm në pjesën e marrjes aktive dhe profesionale me sport, por edhe në pjesën e menaxhmentit sportiv, në pjesën e psikologjisë, gazetarisë sportive, në njëfarë mënyre të sigurohet rritje e cilësisë në gjithë këtë sferë. Pikërisht për këtë arsye, kjo shkollë është rregulluar me ligj të posaçëm dhe pikërisht për këtë arsye në këtë shkollë vlejnë rregulla të posaçme”, shtoi Ristovski për risinë që i përket Akademisë së Sportit e cila ka gjithsej 680 nxënës nga i gjithë shteti.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse sivjet do të funksionojë Universiteti i ri “Nëna Terezë” në Shkup, Ristovski u përgjigj se qëllimi i MASH-­it dhe Qeverisë është që ai të fillojë të punojë shumë shpejt. Për fillim të punës së tij, siç tha, janë siguruar mjete me ribalancin e Buxhetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori