LAJMI I FUNDIT:

Obama arrin në Hiroshima, në vizitën historike (Live)

Obama arrin në Hiroshima, në vizitën historike (Live)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka mbërritur në Hiroshima, Japoni.

Kështu ai bëhet presidenti i parë i SHBA-ve, që e ka vizituar këtë qytet japonez, pas 71 vitesh, që nga hedhja e bombës nukleare mbi këtë qytet në vitin 1945, transmeton Telegrafi.


“Kjo është një mundësi për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është një mundësi për të promovuar paqen dhe sigurinë, një botë ku armët bërthamore nuk do të ishin më të nevojshme”, ka thënë ditë më parë Obama.

Obama pritet të takojë disa të mbijetuar të shplërthimit, shumica e të cilëve ishin fëmijë të vegjël në kohën kur qyteti I tyre ishte shkatërruar dhe së paku 140 mijë veta kishin humbur jetët. /Telegrafi/