LAJMI I FUNDIT:

Obama: Largimi i Britanisë së Madhe do të ndikojë në rritjen globale

Obama: Largimi i Britanisë së Madhe do të ndikojë në rritjen globale

Presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se votimi që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja ngre “shqetësime afatgjata për rritjen globale”.

Sipas BBC, ai tha se Brexit do të “ngrijë mundësitë e investimeve në Britaninë e Madhe apo në Evropë”, transmeton KosovaPress.


Obama, i bëri thirrje kryeministrit të BM-së dhe udhëheqësve tjerë të BE-së, për të siguruar një proces të rregullt për daljen e Britanisë.

Udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së janë takuar në Bruksel, për herë të parë në më shumë se 40 vjet, pa prezencën e Britanisë së Madhe.