LAJMI I FUNDIT:

Obama, pasoja pas shkurtimit të buxhetit

Obama, pasoja pas shkurtimit të buxhetit

Një përballje rreth buxhetit federal do të mbizotërojë Washingtonit, kur ligjvënësit amerikanë të kthehen në punë të hënën pas një pushimi një-javor. Amerika ndodhet përballë shkurtimit pa dallim të shpenzimeve federale, që automatikisht do të fillojë të premten në se mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk arrihet një marrëveshje.

Presidenti Barak Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme. "Shkurtimet padallim do të ngadalësojnë ekonominë. Do të eliminojnë vende të mira pune. Do të vështirësojnë jetën e shumë familjeve prej kohësh në vështirësi".

Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një paketë alternative të shkurtimit të shpenzimeve me synim uljen e deficitit. "Shkurtimet pa dallim nuk duhet të ndodhin. Kongresi mund t’i kthehet çështjes në çdo kohë me vetëm një kompromis të vogël. Ata mund të miratojnë një plan të balancuar për uljen e deficitit".

Por republikanët refuzojnë shtim të mëtejshëm të taksave, duke argumentuar se rrënja e çekuilibrit fiskal të Amerikës është shpenzimi i shfrenuar. Kryetari e Dhomës së John Boehner."Shkurtimet pa dallim do të jenë në fuqi derisa të bëhen shkurtime dhe reformat që na vënë në rrugën për të balancuar buxhetin gjatë 10 viteve të ardhshme". /Telegrafi/