LAJMI I FUNDIT:

Obama u kërkon republikanëve që të heqin dorë nga mbështetja për Trump

Obama u kërkon republikanëve që të heqin dorë nga mbështetja për Trump

Presidenti amerikan, Barack Obama u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë republikanë që të heqin dorë nga kandidimi i Donald Trump për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC.

Duke i dhënë mbështetje të fortë bashkëpartiakes së tij, Hillary Clinton, Obama tha se nuk ka kurrfarë kuptimi që Trump të ketë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë pas deklaratave të tij kontroverse.


Zyrtarët me të lartë republikanë janë distancuar nga deklaratat e Trumpit, të cilat zgjuan shumë reagime pas komenteve të tij të turpshme ndaj grave.

Trump i akuzoi ata për tradhti.