LAJMI I FUNDIT:

Objektivat e Bankës së Japonisë

Objektivat e Bankës së Japonisë

Niveli i çmimeve në ekonominë e tretë më të madhe të botës ra për të dytin muaj rradhazi në Prill si pasojë e konsumit të dobët dhe firmave të dekurajuara për të rritur çmimet.

Kjo ka rritur shqetësimet e deflacionit dhe ka shtuar presionet te Banka e Japonisë për të ndërhyrë me stimuj. Shifra të tjera të llogaritura nga Banka Qendrore treguan gjithashtu një rënie të inflacionit afër niveleve më të ulëta në një vit.


Të dhënat përshkruajnë rimëkëmbjen e brishtë të Japonisë dhe mund të sjellin një vonesë në rritjen e taksave që kryeministri Shinzo Abe synon për vitin 2017. Një sondazh i agjencisë Reuters tregon se firmat japoneze nuk presin një dalje nga deflacioni në të ardhmen e afërt.

Indeksi bazë i çmimeve të konsumit që përfshin energjinë por përjashton çmimet e luhatura të ushqimeve, ra me 0.3% në muajin Prill me bazë vjetore. Disa analistë paralajmërojnë se Japonia mund të kthehet në deflacion pavarësisht politikave stimuluese të planifikuara nga Shinzo Abe dhe printimit masiv të parave nga Banka e Japonisë. /Telegrafi/