LAJMI I FUNDIT:

OBMR-PDUKM nuk do të mbështesë asgjë rreth PSP-së

OBMR-PDUKM nuk do të mbështesë asgjë rreth PSP-së

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ aspak nuk do ta marrin parasysh shqyrtimin e çfarëdo lloj kërkese ose propozimi që buron nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), e që është jasht kornizave ligjore për PSP-në, të arritura me marrëveshjen e Përzhinos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke replikuar Goran Sugareskin e LSDM-së, grupimi parlamentar i OBRM-PDUKM-së thotë se LSDM-ja është zëdhënëse e PSP-së dhe anasjelltas, dhe se në mes të këtyre dy subjekteve nuk ka ndonjë dallim, pra sipas tyre, PSP është pjesë e LSDM-së.


LSDM-ja kërkon seancë kuvendore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për PSP-në
Lexo po ashtu LSDM-ja kërkon seancë kuvendore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për PSP-në

Njiherit grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së kërkon nga Katica Janeva që publikisht t’u kërkojë falje qytetarëve, deputetëve dhe kuvendit të Maqedonisë, si shtëpia më e lartë ligjvënëse për siç thonë, nënçmimet dhe kotestimin e legjitimitetit të kuvendit, si edhe për punën joprofesionale, të papërgjegjshme./Telegrafi/