LAJMI I FUNDIT:

OBSh: Përgatituni për paketim të njësuar të cigareve!

OBSh: Përgatituni për paketim të njësuar të cigareve!

“Përgatituni për paketim të njësuar të cigareve!“ është motoja e Organizatës botërore e shëndetësisë dhe Konventës kornizë të OBSh të cilët këtë vit e shënojnë Ditën botërore a duhan, 31 majin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjekja Elena Qosevska nga Instituti për shëndet publik informon se masat kryesore për njësimin e paketimeve të prodhimeve të duhanit ka të bëjë me masat drejt kufizimit ose ndalimit të tërësishëm të përdorimit të të gjithë emblemave, ngjyrave, fotografive të markës ose porosive informative që nuk janë emra të markave të shfaqura në ngjyrë standarde ose stil standard të fontit.


“Udhëzimet nga neni 11 dhe 13 nga Konventa kornizë e OBSh për kontroll të duhanit, rekomandojnë që vendet të cilët e kanë ratifikuar këtë konventë, në mesin e të cilëve është edhe shteti jonë, të mendojnë në drejtim të vendosjes së paketimit të njësuar, ka theksuar Qosevska.

Sipas saj interesimi për paketim të njësuar ritet nga viti në vit.

Duke i prezantuar të dhënat nga rezultatet e hulumtimeve të realizuara në Maqedoni, mjekja Silvana Onçeva ka theksuar se nga  2.430 nxënës të anketuar të vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme, në vitin 2015, 43,5 për qind nga meshkujt kanë pirë duhan gjatë jetës, ndërsa 13,8 për qind kanë pirë duhan në mbi 40 raste, ndërsa te femrat 33,5 kanë pirë duhan gjatë jetës së tyre, ndërsa 7,9 për qind kanë pirë duhan në më tepër se 40 raste.

Në Maqedoni në 10 Qendra për shëndet publik ka këshillimore për heqje dorë nga pirja e duhanit të cilët janë në dispozicion që nga gushti i vitit 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori