LAJMI I FUNDIT:

OEK dhe KMDLNJ me Memorandum Bashkëpunimi

OEK dhe KMDLNJ me Memorandum Bashkëpunimi

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLDMNJ) nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në Mes të Odës dhe Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këta rast ka theksuar se behët fjalë për një marrëveshje e cila ka te bej me avancimin e bashkëpunimit ne mes te dy institucioneve qe kane një rendësi fundamentale për funksionimin dhe avancimin e proceseve sociale, edukative dhe arsimore ne Kosove. “Jemi sot këtu qe te zyrtarizohet partneriteti ne mes te OEK dhe KMDLNJ një institucion i cili për shtete ne tranzicion ka një rendësi te veçante dhe i cili me punën dhe angazhimin e tyre janë duke u treguar një zë i vërtet i promovimit të së vërtetës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive”, tha Gërxhaliu.

Qëllimi i këtij memorandumi është i orientuar në dy kahe, tha kryetari i OEK-ut.


Kurse Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së theksoi se me këtë memorandum është tentuar qe te behet një kombinim ne mes të komponentës se te drejtave të njeriut të cilën e përfaqëson Këshilli dhe të komponentës profesionale. “Jemi përcaktuar të bashkëpunojmë me Oden në radhë të parë për të ndihmuar personat e privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit, të aftësohen që pasi ta vuajnë dënimin të gjejnë një vend pune, që të bëhen pjesë e shendosh dhe të integrohen në shoqëri”, theksoi Shala. /Telegrafi/