LAJMI I FUNDIT:

Oficeri ironi me gjyqtarin: Ja ku e ke pajisjen përgjuese… dhe i nxjerr një trëndafil (Foto)

Oficeri ironi me gjyqtarin: Ja ku e ke pajisjen përgjuese… dhe i nxjerr një trëndafil (Foto)

Ironia e nisur në panairin e Policisë së Shtetit me një kuti të zezë ku shkruhej “a është këtu pajisja e përgjimit?” është vijuar dje në Gjykatën e Tiranës nga një prej oficerëve të dyshuar për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me këtë pajisje.

oficeri_1465632456-6970865


Oficeri i Forcës së Posaçme Operacionale, Entiol Xhelilaj, u paraqit dje në gjykatë për verifikimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhënë në mungesë ndaj tij me një valixhe në dorë, e ngjashme me valixhen e shfaqur në fotot ilustruese për pajisjen “IMSI Catcher”.

Në këtë valixhe ai mbante disa dokumente që do të përdorte për mbrojtjen dhe për ironi nxori prej saj edhe një trëndafil dhe e drejtoi nga gazetarët, duke nënkuptuar se nuk ka përgjuar njeri.

Ai kishte marrë me vete një valixhe ngjyrë jeshile dhe sa hyri në sallë iu drejtua gjyqtarit Arjan Aliaj. “Ja ku e ke pajisjen përgjuese”, mësohet të ketë thënë Artion Duka me ironi dhe më pas është ulur në vend.

Gjesti i tij tregoi pakënaqësi ndaj gjyqtarit Aliaj, i cili së fundmi është cilësuar si “killer” nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm për pezullimin e Haki Çakos.

Pavarësisht këtyre, gjykata ka lënë në arrest shtëpie dy punonjësit e Policisë, ndërsa çështja Çako është dërguar në Apel dhe më datë 16 qershor do të jetë seanca ku do të merret vendimi./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori