LAJMI I FUNDIT:

Ohri ”përmbytet” nga turistët

Ohri ”përmbytet” nga turistët

Qyteti i Ohrit tashmë është mbushur me turistë të shumtë. Temperatura ditore prej 30 gradë celzius, dhe ajo e ujit prej 22 gradë celzius, i ka mbushur plazhet, kurse në mbrëmje shëtitoret gëlojnë mbrëmjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Qendrës së shëndetit publik, temperaturat e ujit tejkalojnë mesataren e periudhës. Më së shumti ka turistë nga vendi, por nuk mungojnë as ata të vendeve fqine dhe të atyre evropiano-perëndimore. Edhe manifestimet kulturore që kanë filluar, do të tërheqin edhe më tepër turistët.


Nga ana tjetër, ka filluar festivlai ndërkombëtar ”Sllovenia në Ohër”, që ka mbledhur rreth 600 pjesëmarrës nga Sllovenia, kryesisht përfaqësues të shoqërive kulturore amatore./Telegrafi/