LAJMI I FUNDIT:

Olimpiada gëzoi për herë të parë 10 shtete nga pesë kontinente me medaljen e arit (Foto)

Olimpiada gëzoi për herë të parë 10 shtete nga pesë kontinente me medaljen e arit (Foto)

Kosova tashmë është në listën e shteteve që kanë medalje olimpike, por jo vetëm, pasi edhe nëntë shtete tjera nga pesë kontinente kanë fituar për herë të parë medalje.

Shtete nga kontinentet si Afrika, Amerika, Azia, Oqeania dhe Evropa, tashmë kanë marrë medalje për herë të parë.


Medalja nuk ka munguar as për grupin e pavarur të olimpistëve.

Ka shumë rekorde janë thyer por ai që bie më shumë ën sy është se SHBA-të janë bërë shteti i parë që kanë tubuar 1000 medalje, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni 10 medaljet historike në këtë Olimpiadë.

Bahrejnin

Ruth Jebet, e lindur në Kenia, por që vrapon për Bahrejnin, fitoi në 3000 metra vrapim me pengesa. Ishte olimpiada e nëntë për Bahrejnin dhe medalja e parë.

oli 1

Fixhi

Skuadra e meshkujve në ragbi ka fituar medaljen e artë. Kjo është medalja e parë e artë e këtij shteti pas 14 olimpiadave.

oli 2

I pavarur

Fehaid Al Deehani, ish oficer i armatës së Kuvajtit, por shteti i tij është i suspenduar nga Komiteti olimpik. Ai mori pjesë dhe fitoi medaljen e artë si atlet i pavarur dhe tashmë është atleti i parë i pavarur që ka fituar të artën.

oli 3

Bregu i Fildishtë

Cheick Sallah Junior Cisse ka fituar të artën në taekwondo. Medalja e parë pas 14 pjesëmarrjeve në olimpiadë.

oli 4

Jordania

Ahmad Abughaush po ashtu fitoi të artën në taekwondo. Jordania fiton medalje pas 10 pjesëmarrjeve në olimpiadë.

oli 5

Kosova

Majlinda Kelmendi fitoi të artën në xhudo. Kosova është pranuar në Komitetin olimpik në vitin 2014 dhe kjo është pjesëmarrja e parë për këtë shtet në Olimpiadë.

oli 6

Porto Riko

Monica Puig fitoi të artën në tenis. Kjo është medalja e parë e Porto Rikos pas 18 pjesëmarrjeve.

oli 7

Singapori

Joseph Schooling ka fituar në 100 metra flutur, duke e mposhtur Michael Phelpsin. Kjo është pjesëmarrja e 16 e Singaporit në Olimpiadë.

oli 8

Taxhikistani

Dilshod Nazarov fitoi të artën në hedhjen e çekanit. Hera e gjashtë për këtë shtet që merr pjesë në Olimpiadë.

oli 9

Vietnam

Hoang Xuan Vinh fitoi të artën në 10 metra gjuajtje me pistoletë. Kjo vjen pas 15 pjesëmarrjeve te Vietnamit.

oli 10

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori