Omar Mateen që kreu vrasje masive të homoseksualëve në një klub në Orlando, në të kaluarën nuk ka treguar shenja të homofobisë.
Kështu të paktën konfirmon Samuel King i cili haptas ka deklaruar se është homoseksual dhe i cili ka shkuar në të njëjtën shkollë me Mateen.
King ka thënë se në një kohë punonte në një restorant në të cilin Mateen shpesh e vizitonte dhe në të punon edhe disa tjerë të cilët kanë deklaruar publikisht për homoseksualitetin e tyre.
“Gjithnjë ka pas buzëqeshje në fytyre”, ka thënë King.
Babai i Omar Mateen ka thënë se djali i tij është zemëruar kur ka parë dy meshkuj duke u puthur dhe kjo sipas tij ka mundur të ketë lidhje me masakrën, por King nuk e ka pasur këtë përvojë me Omarin.
“E ka ditur se jam homoseksual, sikurse edhe shumë kolegë të tij, nuk ka treguar se paraqet problem. Kjo është ajo që më ka shokuar”, thotë King.
Megjithatë ai me Omar Mateen është takuar para dhjetë viteve ndërsa kolegët e tij kanë pasur përshtypje tjera me qëndrimin e tij që e përshkruajnë shumë agresin dhe anti LGBT.
“Kam dhënë dorëheqje sepse e gjitha që ai fliste ka qenë helm I pastër, ndërsa kompania nuk ka dashur që të bëjë asgjë në lidhje me këtë”, thotë Daniel Gilroy , një ish- koleg nga kompania G4S e cila merret me sigurinë.
“Ka qenë i paqëndrueshëm dhe fliste për vrasje të njerëzve”.
Gilroy ka thënë se Mateen e ka mërzitur non-stop me mesazhe por që “kompania nuk ka dashur të bëjë asgjë pasi që ai ishte mysliman”,.
Me të pajtohet edhe një ish koleg i tij, Erik Baumer.
“Kur e kam pa fotografinë e tij në lajme, kam thënë: ‘Normalisht se ai ka bërë diçka të tillë’. Ka pas gjithnjë të flas keq për të gjithë-zezakët, hebrejt, politikanët, homoseksualët, ushtarët. Ka pasur shumë urrejtje brenda vetes ndërsa më ka thënë se Amerika e ka shkatërruar Afganistanin”, ka thënë Baumer.
Omar Mateen ka vrarë 49 dhe ka plagosur 53 njerëz nga të cilët disa shumë rëndë në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridas.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë