LAJMI I FUNDIT:

Omëletë pica

Omëletë pica

Përbërësit:
* 6 vezë,
* 1 lugë me miell misri,
* 500 ml qumësht,
* 200 g proshutë,
* 200 g kaçkavall të grirë,
* keçap,
* ullinj,
* rigon,
* vaj,
* kripë

Përgatitja:
Tundni vezët me qumësht, kripë dhe miell, e më pas i qitni në një tigan më të madh me vaj.


Në temperaturë të ulët i fërgoni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omëletën në anën tjetër.

I qitni proshutë, kaçkavall, ullinj, keçap dhe rigon ose përzierje të erëzave për picë dhe kalojeni në pjatë.