LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 3 lansohet më 14 qershor?

OnePlus 3 lansohet më 14 qershor?

Deri kohëve të fundit është pritur njoftimi për lansimin e OnePlus 3 ndërkohë që tani është bërë e ditur data e saktë e pajisjes së re nga kompania kineze.

Sipas një konsumatori të produkteve nga OnePlus është bërë e ditur se gjenerata e tretë e telefonit të kësaj kompanie do të lansohet në treg më 14 qershor.


Lajmi është bërë i ditur përmes komunikimit online të këtij konsumatori me njërin prej zyrtarëve të kompanisë.

Përpos datës së lansimit ende nuk janë bërë zyrtare performancat e Oneplus 3.

Megjithatë, spekulimet e deritanishme na bëjnë të ditur se pritet një pajisje e cila do të ketë ekran prej 5.5” me ekran 1080×1920, kamerë 16 MP dhe procesorin Snapdragon 820.

Për më shumë, OnePlus 3 pritet të vijë me mundësi përzgjedhje të RAM memories mes 4 ose 6 GB dhe hapësirave të brendshme prej 32 ose 64 GB.

Detajet e sakta mbi performancat e pajisjes do të bëhen të ditura pas lansimit zyrtar më 14 qershor.