LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Nuk ka konsensus për versionin aktual të Demarkacionit

Opozita: Nuk ka konsensus për versionin aktual të Demarkacionit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se marrëveshja e 26 gushtit është e vdekur falë rezistencës së opozitës, qytetarëve dhe disa deputetëve të koalicionit qeverisës.

“Koalicioni qeverisës qysh në qershor pati thënë se brenda dhjetë ditësh do të ndodhte ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion. Më pas deklaronin me bindje te plotë se më 1 shtator kjo është punë e kryer. Nuk ndodhi ashtu falë rezistencës sonë, të opozitës e qytetarëve dhe një numri të deputetëve të mazhorancës që janë të përgjegjshëm ndaj vendit dhe votuesve. Ne nuk mund t’i dimë arsyet, por jemi të bindur që demarkacioni tashmë ka vdekur e jemi të vendosur ta ndalojmë nëse Qeveria vazhdon me arrogancën e saj”, ka theksuar Hyseni.


Më tej ai ka thënë se në këtë kohë nuk mund të pritet që të ketë konsensus ndërmjet koalicionit qeverisës dhe opozitës. Hyseni ka thënë se nuk ka nevojë për konsensus apo kompromis.

“Në rrethanat kur është vërtetuar që Qeveria e ka plotësisht gabim për çështjen e demarkacionit, nuk do të duhej të flitej për konsensus, por për tërheqjen e Qeverisë nga qëndrimi i tyre e besa edhe për dorëheqjen e tyre sepse po bëhen muaj e vite që kjo Qeveri e ka gënjyer e maltretuar popullin e Kosovës me këtë temë. Opozita, përkatësisht Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e kërkon kthimin e demarkacionit në pikën zero dhe për këtë themi që s’ka nevojë as për konsensus e as për ndonjë kompromis”, ka përfunduar ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se me insistimin dhe vendosmërinë e qytetarëve, opozitës dhe shoqërisë civile (ekspertëve), si dhe të disa deputetëve të koalicionit qeverisës është nxjerrë e vërteta për Marrëveshjen e Vjenës. Prandaj, sipas tij, kryeministri nuk duhet të tentojë të bëjë kompromise. Lekaj thotë se ky proces duhet të kthehet nga fillimi.

“Kryeministri nuk duhet të tentojë në kompromise për veten, por duhet t’i thërrasim të gjithë për të vërtetën që shpëton Kosovën e ajo është, ose kthimi në pikën zero i demarkacionit nga vetë Qeveria, ose atë ta bëjë Kuvendi duke ia dhënë votën kundër. Nëse Qeveria na dëshiron në diskutimet që i ka proklamuar, duhet ta dijë që në ato çka i ka thënë deri më tani për demarkacionin ka shumë të pavërteta e ne nuk do ta tolerojmë t’i materializojë ato”, është shprehur Lekaj”

Ai gjithashtu ka thënë se çdo tendencë për ta riproceduar këtë marrëveshje në versionin aktual, është mosrespekt për zërin kundërshtues të qytetarëve dhe të opozitës që të pezullohet marrëveshja deri në kthimin në vija të sakta të kufirit./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori