LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk kthehet në Kuvend

Opozita nuk kthehet në Kuvend

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja e “Nisma për Kosovën”, përfundimisht kanë vendosur që të mos kthehen në Kuvend gjatë këtij mandati, me përjashtim të rasteve, siç thonë ata, kur trajtohen çështje të veçanta.

Opozitarët vazhdojnë ta konsiderojnë bojkotimin e punës së Kuvendit si formë të duhur për ta kundërshtuar Qeverinë “Mustafa”, të cilën ata e konsiderojnë shkelëse të Kushtetutës.


Kështu përfaqësuesit e opozitës bëjnë të ditur se do të kthehen në Kuvend vetëm në kohën kur në rend dite do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që ta bllokojnë atë marrëveshje të cilën e konsiderojnë të dëmshme për Kosovën.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik kohë më parë e ka bërë të qartë qëndrimin e vet sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve në Kuvend.

Krasniqi ka thënë se deputetët e “Vetëvendosjes” do të kthehen në Kuvend vetëm kur në rend të ditës trajtohen çështje me rëndësi të veçantë.

“Një gjë e tillë do të ndodhë atëherë kur në rend të ditës trajtohen çështje me rëndësi të veçantë. Kosova vazhdon të udhëhiqet nga një qeveri antikushtetuese dhe kriminale, qeveri kjo që në çdo kohë mund të shtyjë tema të dëmshme në Kuvend, të cilat ne duhet t’i kundërshtojmë e t’i ndalim. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, të cilat në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të gjejnë zbatim në Kosovë”, është shprehur Krasniqi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori