LAJMI I FUNDIT:

Optimizmi është një defekt trunor

Optimizmi është një defekt trunor

Të jesh optimist i pashërueshëm është një “defekt” cerebral.

Këtë tezë e mbështesin një grup studiuesish në Universitetin e Londrës, të cilët kanë shpjeguar se një defekt në pjesën qendrore të trurit i bën njerëzit ta shohin gotën gjysmë plot, edhe nëse ajo ka brenda vetëm një pikë ujë.


Kërkuesit janë bazuar në një eksperiment me 19 vullnetarë, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike, shkruan revista Psikologji, ndërkohë që përballeshin me ndodhi të pakëndshme apo situata të sikletshme.

Gjatë këtij eksperimenti, kërkuesit kanë vërejtur se pjesëmarrësit ishin shumë më tepër optimistë dhe truri i tyre kryente një aktivitet më të madh në pjesën qendrore të tij kur përballeshin me lajme të këqija, apo me ndodhi të pakëndshme.

Përfundimi i këtij eksperimenti ishte se sa më shumë optimist të jesh, aq më shumë nuk i konsideron ndodhitë negative, që në shumicën e rasteve është gjë shumë e mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori