LAJMI I FUNDIT:

Organizim kreativ nga Éclat Institut de Beauté

Organizim kreativ nga Éclat Institut de Beauté

Éclat Institut De Beauté ka sjellë një frymë të re në Kosovë; përveç punës së tyre të përditshme, siç është mirëmbajtja e lëkurës me trajtime dhe produkte profesionale, ata po shfaqin edhe mënyra shumë kreative për të qenë sa më afër klientëve të tyre,  duke organizuar evente të ndryshme këshilluese.


13389023_1016377971776470_1403968682_o

Këtyre ditëve, në ambientet e Éclat është organizuar një event shumë simpatik dhe frytdhënës i ashtuquajtur ‘’BLOGGER´S & JOURNALIST EVENING’’. Të ftuar kanë qenë blogerët dhe gazetarët tanë më aktivë, ku para tyre përfaqësuesit e Éclat kanë bërë një prezantim për trajtimet dhe produktet që ata po i ofrojnë tregut të Kosovës me theks të veçantë në lansimet e reja.

Për më shumë, eventi ishte shumë relaksues me shampanjë, fruta dhe muzikë duke e bërë mbrëmjen shumë të veçantë dhe të këndshme për gjithë të pranishmit.

3

Vlen të përmendet se pjesë e eventit ishte edhe Agnesa Vuthaj, si një ambasadore e produkteve dhe shërbimeve të Éclat në Kosovë.

Padyshim, edhe ne, u ndamë të befasuar me organizimin dhe informatat shumë të dobishme që kozmetologia Leonora Ahmeti, nikoqire e eventit. Ajo, si ndër të rrallat në Kosovë, është shkolluar në Finlandë dhe, ka një bagazh/eksperiencë në institute prestigjioze në Francë dhe Finlandë,.

5

Shërbimet që ky Institut po i ofron janë të shumta, duke filluar nga këshillimi i drejt rreth mirëmbajtjes së lëkurës, analiza mbi tiparet dhe nevojat e lëkurës, kurimi i problemeve me pajisje dhe produkte unike e profesionale DR. KLEANTHOUS dhe SOTHYS.

DR. KLEANTHOUS, është brend shumë prestigjioz i themeluar në 1989 nga Dr. Kleanthous në Heidelberg, Gjermani. Hulumtimi dhe zhvillimi i produkteve bëhet në Francë. Është prezent në më shumë se 20 shtete të botës si një partner i besueshëm në fushën e kozmetologjisë dhe wellness.

6

Produktet në kombinim me pajisjen ‘’magjike’’ SONOSTAR MATRIX nga KLEANTHOUS për një trajtim unik, kurues dhe mirëmbajtës për nevojat e ndryshme të lëkurës e që në Kosovë gjinden vetëm në Éclat.

Pjesë e portfolios së Éclat është edhe brendi tjetër shumë i njohur SOTHYS, me një gamë të gjerë produktesh, me një linjë MAKE UP-i, kurues, trajtues dhe shumë ngjyrëshe.

Një pjesë të prezantimit e kishte edhe kozmetologia tjetër nga Tirana Alma Cani.

Shpresojmë që, evente të tilla, Éclat do të organizojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/