LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Prishtina #9

Organizohet BarCamp Prishtina #9

Më 8 Dhjetor (e shtunë) në Teatrin ODA në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, do të mbahet BarCamp-i i nëntë i radhës nga ora 17.00h. deri 19.30h

BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale dhe krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social online, ashtu sikur se edhe offline.

Sponzor gjeneral është Ipko Foundation dhe sponzor medial Telegrafi.com dhe Indeksonline.net dhe Digjitale.com.
Si gjithëmonë BarCamp do të mbahet në stil të unkonferencës, që i jep më shumë rëndësi debatit dhe rrjetëzimit direkt me folësit dhe audiencën.

Mysafir të këtij BarCampi janë Arianit Dobroshi, Bernard Nikaj dhe një i ftua r tjetër special. Do të flitet për WikiCamp/Wikiacademy. Projekti i WikiCamp-it implementohet nga IPKO Foundation, i organizuar nga MPJ e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë. Në WikiCamp do të ketë workshop, si dhe ligjerata të avancuara për shkrime në Wikipedia dhe Wiki në tërësi. Bëhu pjesë e WikiCamp-it, ndihmo që edhe Kosova të shenjoj në Wikipedia.

Teatri ODA është mjedis i ngrohtë dhe ka bar që mund ta përdorni pas debatit nëse doni të diskutoni me pjesëmarrësit e tjerë. Mos u vononi, për të parët do të ketë pije falas!/Telegrafi/