LAJMI I FUNDIT:

Oriz me spinaq dhe salmon

Oriz me spinaq dhe salmon

Nevojiten:
* 500 gr spinaq
* 12 dl lëng perimesh
* kripë, piper
* 30 gr gjalpë
* 1 qepë të madhe të grirë
* 350 gr oriz
* 1 dl verë të bardhë
* 1 l lëng mish viçi
*150 gr djathë të grirë
* 200 gr salmon të tymosur të prerë në shirita të hollë

Gatimi:
Zieni spinaqin në lëngun e perimeve për 5-6 min dhe mbajeni të ngrohtë.
Skuqni qepën, shtojini orizin dhe skuqeni sa të marrë ngjyrë.
Shtojini verën.
Ziejeni në zjarr të ngadaltë për 15-20 min, duke e përzierë dhe pak nga pak hidhini lëngun e mishit.
Aty nga fundi i zierjes shtojini sërish verë.
Shtojini djathin dhe spinaqin, mbajeni dhe pak në zjarr, pastaj hiqeni.


Hidhni salmonin dhe lëreni tenxheren me kapak të mbyllur edhe për 2 minuta.
Hidhini sipër djathin edhe 50 gr djathë të fortë të grirë dhe shërbejeni.
/Telegrafi/