LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Rusët mbajnë koncert në qytetin e çliruar nga ISIS, ku humbën jetën mijëra persona (Video)

Skandaloze: Rusët mbajnë koncert në qytetin e çliruar nga ISIS, ku humbën jetën mijëra persona (Video)

Orkestra simfonike e teatrit muzikor Mariinsky nga Shën Petersburg, ka mbajtur sot një koncert në amfiteatrin e qytetit të lashtë sirian Palmira, i cili që nga marsi është sërish nën kontrollin e autoriteteve siriane, pasi xhihadistët e ISIS-it e kishin shkatërruar një pjesë të kësaj trashëgimie kulturore.

Koncerti “Lutja për Palmirën” nën drejtimin e dirigjentit rus Valery Gergiev, janë ekzekutuar vepra të Johann Sebastian Bach dhe Sergei Sergeyevich Prokofiev, kurse këtë ngjarje për së afërmi e kanë ndjekur rreth 4000 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe ushtarë rusë, gazetarë, qytetarë dhe zyrtarë fetarë, transmeton Telegrafi.


Ky koncert është transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni rus.

“Koncerti në Palmira përfaqëson solidaritetin e njerëzve nga bota e kulturës në luftën kundër terrorizmit”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Peskov Dmitry. /Telegrafi/