LAJMI I FUNDIT:

Ostreni: Duam qeveri demokratike pa OBRM-PDUKM dhe BDI

Ostreni: Duam qeveri demokratike pa OBRM-PDUKM dhe BDI

Lideri i partisë jashtëparlamentare “UNITETI”, Gëzim Ostreni thotë që partia e tij në terren është më e fuqishme se sa duket, edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim bën presion të madh te qytetarët. Ai flet për arsyet pse ende nuk ka bashkëpunim me partitë e tjera ndërsa është i mendimit se koalicioni mes partive shqiptare është i domosdoshëm por nuk është i mjaftueshëm për ta rrëzuar këtë Qeveri.

Në pyetjen e Portalb se ”a mendoni se një opozite e bashkuar mund të rrëzoje BDI-në nga pushteti dhe pse ende nuk keni ndonjë bashkëpunim me partitë e tjera?” Ostreni përgjigjet ”Bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare, por jo bashkimin në formë të shkrirjes në një parti, ne e zhvillojmë dhe jemi nismëtarë në këtë drejtim. Si që patë, dolëm me deklaratë të përbashkët për qëndrimin tonë për pjesëmarrjen në protestat e sektorit civil, të cilat janë qytetare sepse problemet me të cilat tani ballafaqohemi janë të asaj natyre e jo kombëtare. Prandaj vendosëm të marrim pjesë si anëtarë të UNITETIT.


Sa i përket koalicioneve, partitë e tjera duhet të rregullojnë disa çështje të tyre, të miratojnë vendimet e tyre, çfarë do të bëjnë me organet e tyre që i kanë krijuar apo i respektojnë: kemi Këshillin Opozitar që punon i paregjistruar duke u thirrur në emër të shqiptarëve por edhe të partive politike. Ndërsa si formohet një parti politike të gjithë e dimë procedurën, për të dalë më pas me Këshillin Opozitar që do ti përfaqësojë të gjithë. Edhe krijesa të tjera nga partitë politike të tjera kemi si që është Aleanca për Shqiptarët. Pra, dua të them që partitë politike duhet të vendosin si do të veprojnë, të shprehen konkretisht. Ne nuk mund të bëjmë koalicion me subjekte të paregjistruara.

UNITETI kërkon koalicionim të koordinuar mirë dhe ti heqim të gjithë partitë që janë në pozitë: OBRM-PDUKM dhe BDI. Ne nuk duam ta zëvendësojmë BDI-në por të marrim pjesë në qeveri demokratike pa OBRM-PDUKM dhe BDI. Ne mendojmë që duhet të ndërrohet komplet qeveria jo vetëm BDI që e solli Maqedoninë në këtë situatë.
Nuk mund te themi ri-sjellje të demokracisë, sepse në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur demokraci të mirëfilltë por për të vendosur demokracinë e vërtetë.

Ne kemi përpunuar një material për koalicionet, të gjithë paritë shqiptare prej 91-shit e këndej janë në koalicion me parti maqedonase. Ata sillen sikur janë të pavarura por realisht pas zgjedhjeve presin çfarë do t’ju jep partia maqedonase.

Koalicioni mes partive shqiptare është i domosdoshëm por nuk është i pamjaftueshëm për ta rrëzuar këtë Qeveri, prandaj ne si parti kemi strategji të veçantë dhe do ta shpallim kur të vjen koha për ta bërë të mundshëm flakjen e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së nga Qeveria, sigurisht me mjete demokratike.” thotë Ostreni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori