Otitet kanë dhimbje të forta dhe janë të shpeshta tek fëmijët. Ato prekin si fëmijët ashtu dhe të rriturit, të cilët duhet ti kushtojnë kujdes pasi mund të sjellin shurdhim dhe humbjen e dëgjimit.
Veshi është i përbërë nga disa pjesë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Veshi i jashtëm përfshin llapën dhe gropën e veshit deri në timpan. Veshi i mesëm përmban timpanin dhe zgavrën e tij, ndërsa veshi i brendshëm përmban zgavrën e timpanit që është vendosur pas tij dhe që përfshin afërsinë me kockën temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve.
Veshi i mesëm komunikon me nazo-farinksin (pjesën e prapme të gojës dhe të hundës) në sajë të një kanali që quhet “tubi i Eustakit”. Ja pse otiti ndodh shpesh pas një infeksioni te rinofarinksit, gjatë përhapjes së mikrobeve. Dallojmë dy lloj otitesh : të jashtëm dhe të brendshëm.
Otitet e jashtme
Otiti i jashtëm shprehet përmes një dhimbje të fortë në nivelin e veshit të jashtëm, i cili zakonisht është i skuqur dhe dhimbja ndihet në kanalin e dëgjimit. Personi ka një ndjesi djegëse dhe dhimbja është e vazhdueshme.
Otitet e jashtme favorizohen nga përdorimi i krueseve të veshit ose nga pishinat.
Trajtimi mjekësor qëndron në përdorimin e anti-inflamatorëve, antibiotikëve, pra në formë pikash apo antibiotikë të marrë në mënyrë të zakonshme.
Nëse dhimbjet janë shumë të forta, mund të futet në kanalin e veshit një pambuk me alkool, i cili duhet ndërruar çdo dy ditë.
Otitet e mesme
Otitet e mesme janë më të shpeshta në veçanti tek fëmijët. Më shumë preken djemtë se sa vajzat, dhe kjo ndodh pasi mbrojtja imunitare nuk është e njëjtë tek ata.
Në kopshte apo çerdhe fëmijët preken më shumë nga otitet se sa kur ata mbahen në shtëpi, ngaqë mikrobet në ambientet kolektive përhapen më me lehtësi.
Fëmijët i kanë otitet të shpeshta, ku ata kanë disa gjëndra në fund të grykës, “Unaza Valdeyer”, në një masë që arrin të bllokojë “tubin e Eustakit” duke favorizuar kështu infeksionin për shkak të mungesës së ajrimit. Ja pse këshillohet heqja e tyre.
Otiti i mesëm është një inflamacion i mukozës së veshit të mesëm, pra i timpanit dhe i zgavrës së tij, të “tubit të Eustakit” dhe zgavrës ajrore të quajtur “mastoide”.
Në përgjithësi otiti shfaqet pas një rinofaringiti, pastaj infeksioni shpërndahet në “tubin e Eustakit”, drejt veshit të mesëm. Fëmija ankohet në mënyrë brutale nga një dhimbje e fortë e veshit dhe e shpeshtë gjatë natës.
Dhimbja mund të jetë në të dyja anët, pasi shpesh otiti i prek të dyja anët, edhe pse njëra anë dhemb më shumë. Dhimbja është shpuese dhe në mënyrë të herëpashershme. Mund që fëmija të mos dëgjojë në ato momente, por kjo situatë kalon. Ai ka ethe, por jo gjithnjë.
Trajtimi
Fëmija duhet kontrolluar në timpanin e veshit me një “otoskop”. Kur ka një otit akut, doktori sheh se timpani është i fryrë. Nëse timpani është i shpuar, ai dallon një çarje nga ku del qelbi.
Së pari, fëmijës i duhet dhënë anti-inflamator ose analgjetikë për ta qetësuar nga dhimbjet. Por është e nevojshme ti jepen antibiotikë, pasi otiti i pa mjekuar ose i mjekuar jo siç duhet, mund të sjellë komplikacione të rënda. Antibiotiku zgjidhet në raport me llojin e bakterit që ka shkaktuar infeksionin.
Shpesh dallojmë tri lloj bakteresh: pneumokokun, streptokokun pneumoniae dhe haemophilus influenzae. Tek një adoleshent, otiti mund të shkaktohet dhe nga një virus “syncitial” respirator, çka jep dhe formën e një gripi.
Nuk duhen vendosur në vesh pika qetësuese pa u këshilluar me mjekun, pasi në timpanin e shpuar këto pika mund dëmtojnë veshët.
Ndonjëherë mjeku ORL mund të bëjë me një gjilpërë një “paracentese”, pra një shpim të timpanit për ta çliruar atë nga qelbi i grumbulluar. Kjo bëhet kur otiti është “hiperalgjik”.
Komplikimet e një otiti akut
Para periudhës së përdorimit të antibiotikëve tek pacientët, komplikimet kanë qenë më shpeshta dhe linin pas probleme të mëdha.
Sot komplikimet janë më të rralla, po ende ekzistojnë. Shpesh ato ndodhin nga një mjekim jo i saktë.
Kështu infeksioni mund të përhapet lokalisht dhe të shkaktojë “mastoidit, labirintite” (të vjella dhe shqetësime ekuilibri), një meningjit, encefalit ose një paralizë faciale.
Otiti i mesëm pa infeksion (seroz)
Otiti i mesëm “seroz” mund të ndodhë nga një rrjedhje në veshin e mesëm si pasojë e një shërimi jo total të një otiti. Kjo ndodh shpesh te fëmijët. Ata preken nga rinofaringiti i përsëritur që progresivisht sjell një lloj shurdhimi, çka është shqetësues.
Kur nuk mjekohet, shurdhëria rëndohet dhe bëhet një handikap për fëmijën. Pacienti nuk ankohet për dhimbje në zonën e veshit. Kontrolli i gjendjes së tij tregon një timpan të deformuar, me lëng ose një timpan në ngjyrë mavi.
Trajtimi
Trajtimi qëndron së pari në shërimin e inflamacionit me antibiotikë dhe antiinflamatorë. Nëse kjo është e pamjaftueshme, mjeku këshillon një “paracentese” për të hequr sekrecionet, çka sjell një ajrim të mirë të veshit të mesëm, duke shmangur humbjen e dëgjimit.
Otiti i mesëm kronik
Otiti i mesëm kronik karakterizohet nga një shpim i përhershëm i timpanit. Ajo mund të shkaktohet nga një otit i mesëm akut, nga bllokimi i “tubit të Eustakit” ose nga një traumatizëm tjetër. Dallojmë dy lloje otitesh të tilla: “e qelbëzuar” e thjeshtë dhe kolesteatome.
E para është një inflamacion kronik nga një “suppuracion” me erë të rëndë të veshit dhe sidomos nga shurdhëria. Trajtimi është i njëjtë me atë që bëhet për një otit, duke u përpjekur të njohim llojin e bakterit për të adaptuar antibiotikun e nevojshëm.
E dyta vjen si pasojë e bllokimit epidermik të zgavrës së veshit dhe që prek zonën e kockës pranë. Personi ankohet nga një marramendje dhe se nuk dëgjon. Ky lloj otiti mund të kthehet në një paralizë faciale, në meningjit, absces cerebral, pra kërkon një ndërhyrje kirurgjikale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?
Java e 21-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani peshon rreth 350 gramë, por ju mund të përjetoni shqetësime të reja shtatzënie
Java e 33-të e shtatzënisë: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion për t’u ulur dhe fjetur, ndërsa bebja juaj godet gjithnjë e më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën