LAJMI I FUNDIT:

OVL-UÇK-së do të protestojë para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

OVL-UÇK-së do të protestojë para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë reaguar ndaj arrestimit të Gafurr Dugollit, ish-pjestarë i UÇK-së, në Shkup, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto organizata shprehin shqetësimin e përgjithshëm për fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, e aq më tepër kur shtetasit e Kosovës trajtohen si qytetarë të Serbisë, edhe pse ka një njohje reciproke në mes shteteve të Kosovës dhe Maqedonisë.


Veteranët kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme, para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, për në ora 11, në lagjen Arbëria (ish Dragodan).

Ndërkohë, portali arbresh.info njofton se tashmë ka nisur një protestë e qytetarëve të Kosovës përpara ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Gafurr Dugollit i është shtuar paraburgimi edhe për 48 orë tjera.

Nga ana tjetër, edhe veteranët e OVL-UÇK-së (Kombëtare) në Maqedoni reagojnë ndaj arrestimit të Gafurr Dugollit. OVL-UÇK-së (Kombëtare) mbështet fuqishëm veteranët e Kosovës në kërkesat e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës për këtë rast. Gjithashtu, OVL-UÇK-së (Kombëtare) mbështet edhe protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

OVL-UÇK-së (Kombëtare) dënon ashpër arrestimin e Gafurr Dugollit, duke e konsideruar si një akt të shëmtuar, dashakeq dhe politik, që u shtohet akteve të ngjashme të mëhershme të pushtetit të Maqedonisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Njiherit, nëse nuk lirohet veterani Gafurr Dugolli, OVL-UÇK-së (Kombëtare) paralajmëron organizimin e një proteste, sidomos para partive politike shqiptare, për të kërkuar lirimin e Gafurr Dugollit dhe për të ngritur zërin ndaj skenareve të këtilla të aparatit shtetëror, që kanë për qëllim nxitjen e konflikteve të mundshme ndëretnike në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori