LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK: Argumentet e ekspertëve më të qëndrueshme, Kuvendi të mos e ratifikojë Demarkacionin

OVLUÇK: Argumentet e ekspertëve më të qëndrueshme, Kuvendi të mos e ratifikojë Demarkacionin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është shprehur e shqetësuar me procesin e demarkacionit me Malin e Zi, ku si pasojë e këtij procesi, në vend të unitetit që kërkohet, si nga populli ashtu dhe nga politika, është krijuar një ndarje e thellë në shoqërinë tonë. OVLUÇK thekson se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme

OVL të UÇK-së mendon se qasja ndaj këtij procesi është e paplotë nga secila palë.


“Qeveria dhe komisioni shtetëror po e trajtojnë demarkacionin si çështje praktike, opozita po e trajton si çështje patriotike, ndërsa banorët e komunave që preken nga demarkacioni po e trajtojnë si çështje emocionale. Në fakt, çështja e demarkacionit është edhe çështje praktike, edhe patriotike por dhe emocionale”, thuhet në reagim.

OVLUÇK thekson se para se të merret çfarë do vendimi, Kuvendi i Kosovës duhet të i ketë parasysh të gjitha qasjet që u përmendën më lartë.

“Kosova ka nevojë për aleatët e saj perëndimorë, për proceset e mëtejme integruese, por, nuk e besojmë që aleatët tonë do të përkrahin zvogëlimin e territorit tonë. Para pushtimit të trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjatë Luftës së Parë Ballkanike me 1912, Kosova kishte një territor që shtrihej nga Prijepola e deri në Shkup. Si pasojë e pushtimit serbo-malazez, e më pas përfshirjes së Kosovës në federatën jugosllave, territori jonë është zvogëluar edhe më shumë, ku në fakt, ne sot e kemi vetëm e gjysmën e territorit tonë të para-pushtimit. Kështu që ne, nuk e kemi luksin që të iu falim fqinjëve as edhe një metër katror”, thuhet në reagim.

“OVL të UÇK-së, ka zhvilluar takime si me Komisionin Shtetëror ashtu edhe me anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, që nga shfaqja e pakënaqësive të para rreth  këtij procesi. Ne nuk dyshojmë në mungesën e patriotizmit apo profesionalizmit te secila prej palëve. Por, pas analizës së hollësishme të argumenteve, OVL të UÇK-së konsideron se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme. Si pasojë, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës që të mos e ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi në formën me të cilën është paraqitur nga puna e përbashkët e komisioneve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

OVL të UÇK-së gjithashtu, konsideron se kundërshtimi i ratifikimit të demarkacionit, duhet të bëhet me të gjitha mjetet demokratike, pa u dëmtuar objektet qeveritare apo private, sepse përdorimi i dhunës nuk na nevojitet, ashtu siç nuk na nevojitet as falja e territorit tonë fqinjëve.

“Më e mira do të ishte që deputetët e Kuvendit të mos e votojnë, qoftë edhe me çmimin e prishjes së koalicionit qeverisës, sepse interesi i Kosovës dhe popullit të saj, është më i madh se interesat politike qoftë të pozitës apo opozitës”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori