LAJMI I FUNDIT:

Pacolli dhe Sheiku arab blejnë toka në Serbi

Pacolli dhe Sheiku arab blejnë toka në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka blerë mbi 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë.

Sipas mediave serbe, biznesmeni më i pasur shqiptar, qëndron prapa investimit të Kompanisë "Al Dahra" të Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon Pacollit.

"Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të sukseshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare që vijnë nga fondet investive në të cilat kanë pjesën e tyre të dy (Pacolli dhe Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan", kanë shkruar mediat serbe, duke u thirrur në burime anonime.


Sipas njoftimeve, IPIC është një nga fondacionet më të mëdha investive ku Sheiku dhe tajkuni shqiptar bashkëpunojnë.

Sipas "Nase novine", Sheiku është kryetar i bordit të drejtorëve në këtë fondacion, ndërsa thuhet se në këtë pozitë e ka emëruar Pacolli, transmeton Express.

Në web faqen e IPIC thuhet se ky fondacion posedon 24,9 për qind të aksioneve në kompaninë austriake OMV, pikërisht këto aksione janë deponuar në dobi të Pacollit.

Sipas "Nase novine", Pacolli ka hyrë ne tregun serb para disa vitesh ku ka ndërtuar pompa benizne në lokacionet më eksluzive në Serbi. Po ashtu pohohet se paratë e Pacollit në masë të madhe janë shfrytëzuar për të blerë "toka serbe" në Kosovë.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan që është trashëgimtar i fronit të Abu Dhabit, është mik i ngushtë i Zëvendëskryeministri të Parë të Serbisë Aleksandar Vucic, ndërsa para disa muajsh ka vizituar këtë shtet pikërisht për të biseduar rreth investimeve.

Vucic, sipas mediave serbe, gjatë vizitës në Abu Dhabi, ka qëndruar edhe në shtëpinë e tij, duke gëzuar kështu një privilegj që nuk e kanë shumë mysafirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori