LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është

Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.

Pacolli ka folur edhe për Kishën Ortodokse që gjendet brenda kampusit universitar të UP-së.


“Sigurisht ne kemi shumë probleme dhe kërkojnë prioritet. Kisha duhet të lihet aty ku është, do t’i vjen rendi edhe asaj. E para duhet të kërkohet leje ndërtimi prej atij që do të kryej punime aty. Nuk është momenti që të rrënohet diçka në këtë kohë, le të lihet aty. Nuk besoj se duhet për inat të dikujt ne të krijojmë probleme. Kosovës i duhet perspektiva dhe veprimet civilizuese”, tha ai.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide. Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë. Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim. Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t’i mësohet edhe emri”, ka thënë Pacolli.

Pacolli thotë se duhet të hapen dyert e mbyllura, ato të integrimeve evropiane.

“Nëse kërkohet rrënimi i saj, duhet të kërkohen konsekuencat, por nuk është momenti të rrënohet. Kosova s’ka nevojë për probleme”, ka përfunduar Pacolli. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori