0Shares

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin Cape Verdes, ku është pritur në një takim nga kryeministri i këtij shteti Jose Maria Neves, me të cilin ka diskutuar për fillimin e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve

Sipas Pacollit, fakti që Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nënkupton pranimin e realitetit të ri dhe fillimin e një faze të re të raporteve fqinjësore në rajonin e Ballkanit.

Në këtë kontekst, Pacolli ka kërkuar nga autoritetet e Cape Verdes që të procedojnë me njohjen formale të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Neves ka vlerësuar angazhimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ka premtuar se shteti i tij shumë shpejt do të rreshtohet në radhën e vendeve që kanë njohur shtetin e Kosovës, duke e pasuar këtë me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)