LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Mitovicë: Në qeveri luftohet mes PDK-së dhe LDK-së për poste të ndryshme

Pacolli në Mitovicë: Në qeveri luftohet mes PDK-së dhe LDK-së për poste të ndryshme
-->

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Mitrovicë, ka mbajtur debatin e radhës për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

“Duke i përshëndetur të pranishmit presidenti i AKR-së, Pacolli ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke vënë theks të veçantë në çështjen e papunësinë e cila ndikon drejtpërdrejt ne mirëqenien e qytetarëve, si dhe për mungesën e investimeve kapitale”, thuhet në njoftimin për media.

Pacolli gjatë debatit të tij është përqendruar në ligjin e Trepçës, për të cilin pati kritika të shumta dhe e cilësoi si ligj të mangët. Ai e ka përmendur ligjin që e kishte propozuar Aleanca Kosova e Re, i cili sipas tij kishte pasur qasje krejtësisht tjetër lidhur me atë se si do të duhej të veprohet me Trepçën.

“Ligji i AKR-së për Trepçën ishte i përgatitur për të shkuar në votim, por atëherë ishte bllokuar nga Muhamet Mustafa, i cili ka qenë deputet i AKR-së dhe ka kaluar në mënyrë ilegale në LDK, duke mundësuar kështu bllokimin e këtij ligji në Parlament”, ka thënë lideri i AKR-së për të shtuar se atëbotë i kishte mbledhur ekspertët ndërkombëtarë për ta shqyrtuar mënyrën më të mirë dhe efektive të qasjes ndaj këtij gjiganti. “Sipas këtij plani, Trepça qysh në vitin 2014 do të duhej të ishte funksionale”, ka thënë Pacolli, i cili me këtë rast i ka përmendur edhe padrejtësitë e shumta që janë bërë ndaj minatorëve.

Pacolli para Mitrovicasve e ka shtjelluar në pika të shkurta programin e AKR-së. Ai ka thënë se programi garanton rritje ekonomike mbi 10 përqind çdo vit, rritje kjo e cila do të krijojë mundësi punësimi diku 60 ose 70 mijë vende pune, me një tendencë që do të jetë gjithmonë në rritje.

I pari i AKR-së e ka akuzuar qeverinë edhe për keqpërdorim të parave të Trustit Pensional të Kosovës.
“Ato para nuk janë të qeverisë së Kosovës, por të secilit prej nesh që kemi kontribuar me punën tonë shumëvjeçare”, është shprehur Pacolli. Ai ka thënë se menaxhimi i parave të Trustit duhet të bëhet ashtu siç i konvenon qytetarit dhe jo interesave të ngushta partiake.

Pacolli ka thënë se ajo çka i mungon shoqërisë Kosovare sot është zhvillimi ekonomik dhe papunësia, gjendje kjo që sipas tij është shkaktuar nga politikanë dhe udhëheqës të papërgjegjshëm. Presidenti i AKR-së para qytetarëve të Mitrovicës ka thënë se në ndërtesën e qeverisë nuk punohet për interesat e qytetarëve të Kosovës.
“Aty nuk punohet për ju qytetarë të nderuar, aty luftohet mes PDK-së dhe LDK-së për poste të ndryshme të cilat ata duan ti marrin. Pra aty nuk zhvillohet punë për qytetarin por e gjithë energjia shkon pas ndjekjes së posteve dhe pozitave të ndryshme udhëheqëse nëpër drejtori e borde”, ka thënë ai.

Pacolli ka premtuar para qytetarëve se AKR-ja do ta bëjë rishikimin e ligjeve, në mënyrë që ato të jenë më efektive dhe në favor të qytetarëve, duke e pavarësuar kështu edhe gjyqësinë nga ndikimet e jashtme. Si rrjedhojë ai ka thënë se do të rishikohet edhe privatizimi i bërë deri më tash nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Ne do ti rishikojmë edhe kontratat e bëra deri më tash nga kjo Agjenci, ata që kanë punuar mirë do të shpërblehen ndërsa ata që i kanë shkatërruar ndërmarrjet, Pacolli ka thënë se do të ndëshkohen.

Ai më tej ka premtuar se me ardhjen e AKR-së në pushtet, e gjithë kjo situatë e krijuar prej një grupi të vogël njerëzish të cilët udhëheqin me Kosovën, do të ndryshojë. “Kosova momentalisht është një potencial i ngulfatur dhe i bërë peng i institucioneve të cilat e kanë bllokuar atë”, është shprehur Presidenti Pacolli.

“Në këtë debat, fjalën e mori edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i cili foli për kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit. Ai ka thënë se Mitrovicën e kishte gjetur me tankse dhe grumbuj zalli e bllokadash. Bahtiri ka treguar se si gradualisht ai kishte arritur t’i eliminojë shumë probleme të cilat kishin qenë evidente me vite të tëra. Bahtiri ka premtuar se nuk do të ndal punën deri në realizimin e plotë të planit të AKR-së dhe presidentit Pacolli për qytetin e Mitrovicës”, thuhet më tej në njoftim.

Debati më pas ka vazhduar me pyetje të qytetarëve të Mitrovicës drejtuar Pacollit, i cili u dha përgjigje, pyetjeve dhe çështjeve të tjera që i shtruan qytetarët në këtë debat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Lajme
Kalo në kategori