LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti e Tërmkolli përplasen për Projektligjin e regjistrimit të popullsisë në komunat serbe

Pajaziti e Tërmkolli përplasen për Projektligjin e regjistrimit të popullsisë në komunat serbe

Kërkesa e deputetit Zenun Pajaziti që në rend dite të hyjë dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomitë familjare, në komunat serbe, të cilat s’kanë marrë pjesë në regjistrim në vitin 2011 ka ngjallë reagime mes deputetëve.

Plotësim-ndryshimin e këtij ligji e ka kundërshtuar fuqishëm deputetja Melihate Termkolli, e cila ka thënë se është kundër procedimit të këtij ligji në Parlament.


Ajo tha se Kosova e ka ligjin për regjistrimin që e ka bërë në vitin 2011. Ai ligj nuk është shfuqizuar dhe se një ligj i ri do të jetë ligj për regjistrim në një shtet tjetër.

“Ato komuna janë në Kosovë dhe nëse janë në Kosovë, ligji ekziston. Nuk e di çka jeni t’u ba. A ka kërku BE –ja. Thirre Zhbogarin këtu dhe diskutojmë sa ligje i bën Sllovenia për regjistrimin popullsisë. Ne e dimë pse nuk janë regjistru qytetarët në atë pjesë të Kosovës. Jemi për regjistrim nga ASK me ligjin ekzistues. Ju lutem mos bëni hajgare, janë punë shumë serioze”, tha ajo.

Edhe Adem Grabovci, në emër të grupit kërkoi që ky Projektligj të shtyhet për një javë.

Ndërsa, tha se duhet t’i jepet fund praktikës së privilegjeve të grupeve të caktuara.

“Duhet t’i japim fund praktikës së privilegjeve për grupe të caktuara. Ligjet duhet të shërbejnë në tërë territorin e Kosovës. Deputetët nuk e kanë marrë materialin, mund të pres dhe një javë kur të jenë prezent dhe qeveria”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori