LAJMI I FUNDIT:

Pakistan: Raportohet edhe për një vrasje “për nder”

Pakistan: Raportohet edhe për një vrasje “për nder”

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan ka urdhëruar hetimin e vdekjes së një gruaje, bashkëshorti i të cilës pretendon se ajo është vrarë pasi është martuar kundër dëshirës së familjes së saj.

Ministria ka thënë se Khan i ka kërkuar policisë që të shpejtojë hetimin e vdekjes së Samia Shahid, 28 vjeçare, e cila ka vdekur derisa e ka vizituar familjen e saj në krahinën Punjab të Pakistanit.


Policia thotë se familja e saj e ka raportuar Shahid të vdekur në dhomën e saj derisa lëngje i dilnin nga goja më 20 korrik. Arsyeja e saktë e vdekjes së saj nuk është e qartë dhe se policia është duke marrë në pyetje të dyshuarit, derisa e pret raportin e ekspertëve.

Shefi i policisë së qarkut, Mujahid Akbar i ka thënë AP-së se policia tashmë ka paraburgosur dy pjesëtarë të familjes.

“Asgjë nuk mund të hidhet poshtë. Mund të jetë një nga rastet e vrasjes për nderë, por tani po presim raportin e testeve mjekësore që janë bërë në trupin e saj”, ka thënë ai, transmeton Rel.

Policia janë duke bërë përpjekje ta gjejnë edhe burrin e parë të Shahid, që është edhe një nga kushërinjtë e saj.

Akbar ka thënë se bashkëshorti i Shahid në Angli, i ka thënë policisë së bashkëshortja e tij e ka zemëruar familjen kur është ndarë nga kushëriri i saj para dy vjetësh që të martohet me të.