LAJMI I FUNDIT:

Pallati i Rinisë në dorë të askujt

Pallati i Rinisë në dorë të askujt

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka futur në procesin e likuidimit Pallatin e Rinise. Mirëpo, që nga atëherë e deri me tani asnjë institucion nuk ka marrë ndonjë vendim konkret që do të definonte statusin e Pallatit. Ndonëse dita ditës, ky pallat po e humbë imazhin nga dëmtimet që po bëhen ne të.

Por, drejtues të AKP-së, po zotohen se do të arrijnë që këtë aset ta transferojnë në ndërmarrje publike, duke thënë se asetet e Pallatit të Rinisë, nuk do të shiten nga Agjencia.

“Kjo Agjenci është zotuar se do të bashkëpunoj me institucionet përkatëse deri në transformimin e Ndërmarrjes Shoqërore, Pallati i Rinisë në ndërmarrje publike nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe se asetet e Pallatit të Rinisë nuk do të shiten nga Agjencia. Përderisa, në anën tjetër të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive zhvillohen pa pengesë me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve”, thuhet në përgjigjen e AKP-së dhënë Gazetës Fjala.

Drejtues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë rikonfirmuar për Gazetën Fjala se ndërmarrja Shoqërore Pallati i Rinisë është vendosur në likuidim me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së. Sipas tyre ky vendim është nxjerrë me qëllim të normalizimit të operimit sa më funksional të NSh Pallatit i Rinisë duke mbrojtur edhe interesat e punëtorëve, interesat e ndërmarrjes dhe të ardhmes së saj.

“Agjencia e ka njoftuar Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës për vendosjen e Pallatit të Rinisë në likuidim”, thuhet në përgjigjen e AKP-së dhenë Gazetës Fjala.

Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe drejtorin e Pallatit të Rinisë, Qaush Berisha, por ai ka thënë se nuk dëshiron që të prononcohet lidhur me këtë çështje. Ai thotë se AKP i ka kërkuar që të mos flas me mediat për këtë punë.

“Për gjithçka që keni lidhur me këtë drejtohu tek AKP ose Qeveria. AKP më ka këshilluar që të mos flas lidhur me këtë”, ka thënë Berisha për Gazetën Fjala.

Qiradhënësit nënshkruajnë kontratat e reja

Ndërkohë që Bordi i Drejtorëve është zotuar se nuk do të zbritet numri i punëtorëve dhe se asetet e Pallatit të Rinisë nuk do të shiten nga Agjencia. Përderisa AKP thotë se të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive zhvillohen pa pengesë me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve.

“Autoriteti i Likuidimit i formuar për Pallatin e Rinisë i ka njoftuar punëtorët lidhur me fillimin e procesit të likuidimit, janë duke bashkëpunuar dhe janë në proces e sipër të nënshkrimit të kontratave të reja të punës me të gjithë punëtorët aktual të Pallatit të Rinisë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.

Ndërkohë që autoriteti i Likuidimit është duke bërë evidentimin e të gjitha qiradhënieve dhe është në proces e sipër të nënshkrimit të kontratave të reja të qirasë.

E xhirollogaritë bankare të Pallatit të Rinisë, Sportit dhe Kulturës në Prishtinë, u bllokuan më 29 prill të këtij viti, ndërsa borxhi që u kanë pronarëve të lokaleve të djegura është më shumë se 4 milionë euro./Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori