LAJMI I FUNDIT:

Pallati i Rinisë u shkëput kontratën e punës 114 punëtorëve

Pallati i Rinisë u shkëput kontratën e punës 114 punëtorëve

“Pallati i Kulturës, Rinisë e Sporteve’’ u ka shkëputur kontratën e punës 114 punëtorëve të saj.

Ata tani do kalojnë direkt nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Por kjo punëtorëve nuk u pëlqeu, pasi sipas drejtorit aktual të Pallatit të Rinisë e Sporteve, Çaush Berisha, askush nga AKP nuk i ka njoftuar se a do kenë kontrata 3 apo 6 muaj punëtorët.

Berisha madje nuk e dinë nëse do u zbriten rrogat e punëtorëve të tij dhe sa, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës e Komuna e Prishtinës kanë afat deri më 14 Qershor 2016 që të shpallin interesin për të marrë nën administrim “Pallatin e Rinisë, kulturës e sporteve.