LAJMI I FUNDIT:

Pamje të Mustangut të ri, gjatë procesit të testimit (Foto)

Pamje të Mustangut të ri, gjatë procesit të testimit (Foto)

Vetëm një ditë pasi Ford bëri të ditur se do të ndalojë së prodhuari gjashtë modele, spiunët e makinave të reja e kanë fotografuar atë që besohet të jetë Mustangu i ri.

Ford do të ndalojë së prodhuari përkohësisht këto gjashtë modele (Foto)
Lexo po ashtu Ford do të ndalojë së prodhuari përkohësisht këto gjashtë modele (Foto)

Megjithëse me mbështjellëset për kamuflazh, mund të vërehet se i janë bërë disa freskime në pjesën anësore të pasme, transmeton Telegrafi.

Në bazë të disa zbrazëtirave vërehen dritat LED, kurse mbështjellja në pjesën e përparme nxit dyshime se kemi të bëjmë me një grill që arrin edhe sipër kapakut.

Në bazë të fotografive, mund të shihet pjesa e jashtme, por të gjithë janë të interesuar se çfarë fuqie dhe shpejtësie do të ketë.

Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me 5.0-litra V8 që do të lëviz me shpejtësi të konsiderueshme.

Gjithnjë sipas medieve që merren me automobilizëm, deri në fund të vitit 2018 nuk do të lansohet ky Mustang. /Telegrafi/

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-2

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-3

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-4

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-5

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-6

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-7

ford-mustang-i-ri-fotografohet-gjate-procesit-te-testimit-foto-8