LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e LG V20 rrjedhin online!

Pamjet e LG V20 rrjedhin online!

LG pritet të lansojë pajisjen e shumëpritur LG V20, modelin që do të jetë njëra ndër pajijset e para që do të funksionojë me Androi 7.0 Nougat.

Deri tani, nëpër blogjet e ndryshme teknologjike kanë qarkulluar shumë dizajne të paramenduara të V20 ndërsa sot për herë të parë pajisja është parë në një foto e cila shfaq për herë të parë pamjen e vërtetë të pajisjes.

Sa i përket specifikave, pajisja pritet të vijë me ekran 5.5” në rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Ndër të tjera, LG V20 pritet të posedojë procesorin Qualcomm Snapdragon 820, RAM memorie prej 4GB, kamerën kryesore prej 21MP dhe atë dytësore prej 8MP. Bateria e pajisjes pritet të ketë kapacitet prej 4,000 mAh.

V20 mund të zbulohet muajin e ardhshëm në ngjarjen teknologjike IFA 2016 që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.