LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të modelit të ri Panamera Sport Turismo (Video)

Pamjet e para të modelit të ri Panamera Sport Turismo (Video)

Në Paris Motor Show që është zhvilluar më 2012, Porsche kishte ka lansuar modelin e parë Sport Turismo.

Por meqenëse është pëlqyer shumë, gjithmonë ka pasur thashetheme se do të ketë një Panamera të ri të këtij lloji, transmeton Telegrafi.


Mirëpo prodhuesi automobilistik nga Gjermania, nuk ka dhënë ndonjë lajm se mund ta kthejë këtë makinë.

Auto Bild e ka publikuar një video, ku shfaqet një veturë e kuqe që mendohet të jetë pikërisht Sport Turismo.

Në krahasim me veturën e lansuar, modeli i ri duket të ketë linja më të theksuara si dhe një pjesë të pasme krejt të ndryshme. /Telegrafi/