LAJMI I FUNDIT:

Panairi “Expokos 2016”, ofron mundësi për investimet e jashtme

Panairi “Expokos 2016”, ofron mundësi për investimet e jashtme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nisur një reformë në fushën e ndërtimit që po e udhëheqë në mbështetje nga Parneritetet për Zhvillim -USAID, reformë kjo e cila ofron secilit qytetarë të vendit tonë, sigurinë e shëndetit publik, mundësitë të barabarta dhe shërbime cilësore.

Kështu tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, gjatë hapjes së panairit ndërkombëtar të Ndërtimit “Expokos 2016”, i cili shtoi se ky panair është një mundësi e cila ofron zhvillimin e fushave me ndikim të madh në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përpjekjeve për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për investime të jashtme.


Agani inkurajoi qytetarët, bizneset, institucionet, shoqërinë civile, që ta përdorin këtë mundësi për rrjetëzimin dhe këmbimin e sfidave dhe përvojave të tyre në funksion të sigurisë së shëndetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Ambasadori Greg Delawie tha se ekonomia e gjelbër është një investim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, duke theksuar se samiti i cili u mbajt në Paris kundër ngrohjes globale tregon përkushtimin për një të ardhme më të mirë ambientale për gjeneratat e ardhshme.

Sipas tij kjo mundësi ekonomike është e mirë për Kosovën sepse mundëson ripërtëritjen e investimeve në energji.

Me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, vizituan edhe standet në të cilat prezantuan kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë panair është prezentë edhe MMPH-ja, ku të gjithë qytetarët mund të marrin informacionet e duhura përkitazi me legjislacionin që rregullon fushat e kësaj ministrie. /Telegrafi/