LAJMI I FUNDIT:

Panairi për Turizëm dhe Aventurat në Kosovë mbahet më 27, 28 dhe 29 maj

Panairi për Turizëm dhe Aventurat në Kosovë mbahet më 27, 28 dhe 29 maj

MODUS nëpërmjet ngjarjes, “eKSplorer”, është duke planifikuar që të arrijë të promovojë destinacionet atraktive të bukurive natyrore së bashku me aventurat në rezortet komplekse, kampuese dhe të atyre të ngjitjes, të cilat zhvillohen në peizazhin e bukur të Kosovës.

Po ashtu, qëllimi i MODUS është që të prezantojë të gjithë vizitorët me llojet e ndryshme të sporteve ekstreme, shërimit natyral dhe historinë kulturore të objekteve të ndryshme që gjenden në vendin tonë.


Panairi për Turizëm dhe Aventurat në Kosovë, do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të zgjasë tre ditë rresht (27, 28, 29 Maj) duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 19:00, ku klube të ndryshme, OJQ dhe biznese qe veprojnë në këtë sektor do të prezantohen në mënyra nga më të ndryshmet.

Ky projekt i mbështetur nga PPSE (nga Zyra Zvicerane), MTI dhe KIESA ka për qëllim që t’iu prezantojë  qytetarëve rëndësinë e turizmit dhe mundësitë e zhvillimit të tij me atë çka na ofron Kosova.

Organizatorët kanë premtuar që Sheshi të shndërrohet në atraksion i cili do të tërheq vëmendje te shumte, si dhe premton që vizitorët të shijojnë aktivitete të ndryshme, të cilat po përgatiten nga klube të ndryshme.

Ndryshe, kompania MODUS, tanimë kompani e njohur për profesionalizëm, merret me organizim të eventeve (ngjarjeve) të ndryshme, duke marrë përgjegjësi për të gjitha aspektet e eventit, për të cilën organizimi bëhet deri tek detajet e vogla. /Telegrafi/