LAJMI I FUNDIT:

Panik në qendër të Prishtinës: Në “BeerFest” u dëgjuan të shtëna me armë (Video)

Panik në qendër të Prishtinës: Në “BeerFest” u dëgjuan të shtëna me armë (Video)

E plotësuar: Raportimet e para nga vendi i ngjarjes janë se në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po mbahej “BeerFest” janë dëgjuar të shtëna.

Nga paniku, turma ka nisur të lëvizë në drejtime të ndryshme duke shkaktuar tollovi në sheshet e kryeqytetit.


Njësitet policore dhe ambulanca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri tash nuk raportohet për të lënduar.

Për më shumë, shikojini videot e siguruara nga Telegrafi.



Panik dhe “Stampedo” në qendër të Prishtinës

Turma e cila ishte mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në natën e parë të festivalit “BeerFest”, ka nisur të vrapojë me vrap në të gjitha anët.

Qindra njerëz kanë nisur të vrapojnë pa ditur arsyen – duke bërtitur.

Koha.net ende nuk ka mundur të mësojë për arsyen e kësaj panike të shkaktuar në sheshin kryesor në kryeqytet.