LAJMI I FUNDIT:

Panxhari ruan zemrën dhe ngadalëson plakjen

Panxhari ruan zemrën dhe ngadalëson plakjen

I pasur me minerale, karbohidrate, yndyrë dhe proteina panxhari është shumë i shëndetshëm. Përdoret si në kuzhinë, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore.

Ndikimi i tij është parandalimi i shfaqjes së tumoreve dhe shërimi i leukemisë. Ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, ndërsa pozitivisht ndikon edhe në nerva dhe punën e trurit, nxit punën e lukthit, zorrëve dhe idhcës.

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se nitratet në panxhar në masë të madhe ulin shtypjen e gjakut, e në këtë mënyrë edhe ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe sëmundjet e veshkave.


Mjafton të konsumon i 250 ml lëng panxhari për ta nxitur qarkullimin nëpër enët e gjakut nëpër tru, duke pakësuar rrezikun nga demenca dhe plakja.

Shkaku i dobive, panxharin shpeshherë. mjekët e quajnë edhe si aspirinë natyrale. Lëngu nga panxhari rrit dhe forcon qarkullimin e gjakut, ndërsa nitratet nga ajo zgjerojnë enët e gjakut, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori