LAJMI I FUNDIT:

PAOK-u i hakmerret Kaçes

PAOK-u i hakmerret Kaçes

Ergys Kaçe nuk është më i pazëvendësueshëm te PAOK-u.

Kjo, jo për formën e tij të dobët, përkundrazi, për shkak se PAOK-u e konsideron atë një futbollist me shumë të ardhme dhe kërkon me çdo kusht që të rinovojë kontratën e shqiptarit.


Ky i fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe kjo ka bërë që klubi grek të nisë “hakmarrjen”.

Për ndeshjen e djeshme, të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Kampionëve, lojtari i Kombëtares nuk ka qenë në listën e futbollistëve të gatshëm për trajnerin e PAOK-ut.

Ergys Kaçe ka munguar si në formacionin titullar, ashtu edhe në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim. Mosdakordësia e lojtarit për të shtyrë qëndrimin e tij me ekipin grek ka bërë që drejtuesit të “marrin hak” duke mos e aktivizuar.

Ofertë zyrtare për Lilën
Lexo po ashtu Ofertë zyrtare për Lilën

Gjithashtu, Kaçe nuk është përfshirë as në ekipin grek gjatë ndeshjeve miqësore të zhvilluara në këtë start sezoni. Sinjale të qarta të një divorci të mundshëm mes palëve.

Mesfushori i talentuar i Kombëtares është edhe për një sezon tjetër i lidhur me skuadrën greke dhe, me shumë gjasa, do të largohet me parametra zero. Nëse drejtuesit e PAOK-ut nuk do të vendosin që të shesin lojtarin gjatë kësaj vere apo në atë të janarit, atëherë ekipi grek nuk do të përfitonte asgjë nga largimi i tij.

Ndërkohë, Kaçe është lakuar vazhdimisht për interesime të skuadrave të ndryshme, ku një prej tyre ka qenë edhe Inter i Milanos.

Edhe trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, është shprehur disa herë në mediat italiane se mesfushori është i gatshëm që të mund të përballojë nivelin e Serisë A, pasi është lojtar me karakteristika interesante.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori