LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Evropa shembull i urave dhe shembjes së mureve

Papa Françesku: Evropa shembull i urave dhe shembjes së mureve

Papa Françesku u drejtoi thirrje evropianëve sot për të ndërtuar ura dhe shembur mure, në nderim të etërve themelues të Bashkimit Evropian, ndërkohë që merrte çmimin ”Charlemagne” në Vatikan.

“Projektet e etërve themelues të BE-së, lajmëtarët e paqes dhe profetët e së ardhmes nuk do të anashkalohen asnjëherë”, u shpreh Ati i Shenjtë duke adresuar një mesazh të fortë për Evropën.


Ai u bëri thirrje evropianëve për të guxuar drejt një ndryshimi rrënjësor të modelit, për të shkuar drejt një Evrope më të hapur, por gjithashtu më sociale, ku papunësia po dëmton kryesisht brezin e ri.

Ceremonia u zhvillua në Vatikan dhe jo në Aix-La-Chapelle (Gjermani), ku jepet tradicionalisht çmimi, me pjesëmarrjen e shumë udhëheqësve të Bashkimit Evropian duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel.