LAJMI I FUNDIT:

Papunësia, largon qytetarët nga Maqedonia! (Foto)

Papunësia, largon qytetarët nga Maqedonia! (Foto)

Emigrimi është fenomen normal shoqëror, i cili rëndom shfaqet në kushte jo-normale të një shoqërie: atëherë kur qytetarët e kërkojnë mirëqenien jashtë vendlindjes. Bazuar vetëm në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika gjatë periudhës 5 vjeçare 2010-2014 nga vendi kanë migruar 5592 qytetarë. Bashkë me të emigruarit largohen truri dhe paratë, për të mos u kthyer më , deklaruan qytetarë të profileve të ndryshme.

Tabela qytetaret largohen nga Mk


Keq-menaxhimi i sistemit arsimor shkakton papunësi

“Mendoj që secili nxënës i ka aftesitë e veta specifike të cilat e dallojnë nga të tjerët, por këto aftësi rrallë herë identifikohen nga ana e tyre. Si pasojë e mos interesimit të nevojshëm, mos-kontributit të prindërve dhe arsimtarëve për ta orientuar, një nxënës përzgjedh drejtimin, që e ka zgjedhur shoku i vetë, ku has vështirësi dhe nuk ka sukses.”-deklaroi Semra Sadiki, kryetare e Unionit të nxënësve pranë shkollës së mesme ekonomike të Kumanovës, “Shumë shkollarë të mesëm nuk vijnë në shkollë me vullnetin për të mësuar, por vetëm sepse janë të obliguar me ligj. Këto bartin me vete pasoja shkatërruese si për shkollën, ashtu edhe për nxënësit tjerë dhe shoqërinë.”

“Me arsim tē mesëm obligativ nënkuptohen edhe shkollat profesionale, madje edhe riaftësimi për zanate përmes shkollimit të përjetshëm, me qëllim të kompatibilitetit me ekonominë e tregut.”- tha ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti. Por keq-menaxhimi dhe mungesa e strategjisë zhvillimore në sferën e arsimit , sipas tij ndikojnë negativisht në parametrat e zhvillimit ekonomik, siç theksoi “Sigurisht që nē vendet e partizuara, të korruptuara si gjthçka tjetër edhe arsimi trajtohet si mjet për ta ruajtur pushtetin. Në këtë kuptim vendimet nuk janë strategjike por ditore. Rrjedhimisht mund të konstatojmë se papunësia në Maqedoni është pasojë e keq–qeverisjes, partizimit, korrupsionit dhe mungesës së implementimit të ligjeve, më shumë se e mungesës së kuadrove.”

“Të rinjtë migrojnë se nuk shohin perspektivë.” -përfundoi Rushiti, duke porositur që të vendosen :mekanizmat e drejtësisë, të shtetit ligjor, përgjegjshmëria para ligjit për të gjithë, strategji me kontribut gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh përvojat pozitive në botë, si shembulli i Singaporit, ku bumi ekonomik ndodhi vetëm pasi u forcua drejtësia, u ndëshkua korrupsioni dhe u inkurajua kreativiteti.

“Arsimi jonë ka shumë të meta, dhe me këto të meta ne prodhojmë gjenerata me të meta të cilët nuk kanë kapacitet për punë dhe angazhime të ndryshme që do e bëjnë shtetin tonë vend evropian.”-tha Arben Hajrullahi, kryetari i Unionit të Studentëve Shqiptarë, sipas të cilit për shkak të mungesës së shumë-llojshmërisë së profileve të shkollimit të mesëm, studentët regjistrohen në profil të njëjtë.

“Numri i madh i të diplomuarve është dukshëm në rritje dhe prej tyre shumë pak gjejnë punë në vend. Me krizën politike kjo edhe më shumë është vështirësuar, sepse partitë politike në pushtet tash kërkojnë edhe më shumë angazhime politike në rast se kërkon punë. Kjo ndikon në marrjen e vendimit që një student i diplomuar të gjejë zgjidhje jashtë vendit. Edhe pse po flasim për një fenomen më të vjetër të shoqërisë tonë, përsëri jam i mendimit se nëse diploma do ishte vlerësuar ashtu si vlerësohen angazhimet politike të rinisë në partinë në pushtet, jam i sigurtë se rinia shqiptare do të ishte sot me numër shumë më të madh këtu në Maqedoni.”-tha Hajrullahi.
LEXO: Maqedoni: 33 doktor shkencash të papunë!

I pyetur se cila është Maqedonia, që studentët e duan, ai u shpreh: “Është shumë vështirë në këtë kohë të krizës së thellë politike të definoj se cili student mund ta dojë Maqedoninë për ndonjë arsye. Duke marrë parasysh se çdo e drejtë studentore shkelet dhe nënçmohet dhe në përgjithësi studenti shqiptar as që vërehet në tavolinën e lartë të vendimmarrjeve në vend. Studentët që janë aktiv në shoqërinë civile e kanë shumë më të lehtë t’i shohin plagët, se për çka një i ri në Maqedoni vuan në krahasim me ato në vendet evropiane dhe pse një student shqiptar duhet të vrapojë një maraton për të kaluar provimin e vrapimit spint që është shumë i shkurtër.”

Sipas tij, arsimi aktual është i demoluar nga të gjitha anët, por më keq është për studentët shqiptarë, të cilët vazhdimisht diskriminohen në projektet qeveritare, përfshirë edhe pamundësinë për t’u punësuar pasi numri më i madh studiojnë në UT (që ndryshe nga universitetet rivate u rangua shumë poshtë në listën e Shangait), mbyllja e drejtimeve dhe ndjekja e ligjeratave në objekte joadekuate të shkollave fillore. USSH, sipas Hajrullahit, është e vetmja organizatë studentore që ngrit zë për arsim të lartë më cilësor dhe ka organizuar aktivitete e tribuna për të gjeneruar zgjidhje e rrugë si të arrihet deri te ndryshimet, e të cilat do të ishin masa reale e jo testime të ndryshme që edhe më shumë e thellojnë arsimin. Ngritja dhe përmirësimi i arsimit në shkollat e mesme, të vazhdohet me reforma në Universitete dhe bashkëpunim e përfillje të studentëve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për krijimin e politikave studentore që do të jenë në përfitim të vet studentëve dhe akademisë shqiptare.

Papunësia nënkupton mungesë perspektive

“Maqedoninë e duan në fakt të gjithë ata për të cilët është edhe vendlindja e tyre. Ata të cilët kanë ideale për këtë vend vazhdojnë të qëndrojnë dhe të luftojnë për një ditë tjetër më të mirë edhe përkunndër situatës aktuale, të tjerët (fatkeqësisht një numër i madh) më së shumti për arsye të zhvillimit të tyre arsimor vendosin përgjithmonë ta braktisin vendlindjen.”-deklaroi për Portalb Deniz Memedi, aktivist në sektorin civil, “Ata të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë dhe veprojnë këtu e bëjnë në forma të ndryshme. Duke pasur parasysh numrin e lartë të papunsisë tek të rinjtë, doemos kërkojnë alternativa të ndryshme për të qenë aktiv dhe të vyeshëm për shoqërinë. Një ndër fushat ku të rinjtë e gjejnë veten për të vepruar është edhe sektori civil. Nëpërmjet projekteve të ndryshme përfitojnë benefite të ndryshme në zhvillimin e tyre profesional. Mirëpo realisht ende nuk është i kënaqshëm numri i aktivizimit, sidomos tek popullata shqiptare. Ndër arsyet kryesore paraqiten pritjet e vogla në suaza afatgjate. Nga shkaku se edhe pas marrjes pjesë në projekte të ndryshme, edhe pas kyçjes në programe për zhvillim të mëtutjeshëm profesional prapë se prapë për të rinjtë nuk po gjindet hapësirë për punësim.”

“Jemi dëshmitarë që deri më tani politikat prioritare të garniturave të kaluara qeveritare kanë qenë politikat simbolike si psh. Projekti Shkupi 2014, nga i cili rinia absolutisht nuk ka shijuar kurrfarë benefiti. Sikur në vend të këtij projekti që ka kushtuar mbi 500 milion euro të ishte investuar në politika që do t’u hapte mundësi të rinjve të punsohen në numër sa më të madh sot pakënaqësitë do të ishin më të vogla edhe numri i të rinjve që shpërngulen do të ishte më i vogël.”-kujtoi Memedi, “Besoj që është koha që shteti të fokusohet në politikat produktive, frytëdhënëse që do t’i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të kontribojnë me kualitet që i posedojnë.”

Fati i qytetarëve vendas nuk i lejon të migruarit të kthehen

Në mesin e të migruarve ka individë, të cilët arrijnë suksese të mëdha jashtë vendit, por të cilët nuk duan të kthehen, nga frika se këtu do t’i priste fati i mijëra studentëve, magjistrave e doktorëve të diplomuar(shiko foton e mëposhtme), respektivisht fati i biznesmenëve vendas.

Tabela qytetaret largohen nga Mk 1

“Mendoj se në Maqedoni për momentin nuk ka siguri, gjithçka varet prej partive. Kur e shohim se çfarë ndodh këtu, ja si rasti i ‘Cosmos-it’, ne nuk mund të marrim guxim që bizneset që i kemi në Evropë, t’i investojmë këtu. Atje udhëheqen bizneset në rregull, sepse ka siguri por këtu nuk është ashtu siç ne mendojmë.”-deklaroi Bunjamin Salihu, pronar i disa objekteve hotelerie në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori