LAJMI I FUNDIT:

Paradhënien për vërshimet bankat nuk mund ta shfrytëzojnë për pagesë të borxheve të vjetra

Paradhënien për vërshimet bankat nuk mund ta shfrytëzojnë për pagesë të borxheve të vjetra

Familjet në zonat e prekura nga vërshimet në rrjetet sociale pohojnë se kanë marrë shumë më të ulët se 30.000 denarë, sepse ato para bankat ua kanë shfrytëzuar për shkak se kanë pasur llogari të bllokuara ose borxhe të papaguara ose këste të kredive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse ata pohojnë se paratë nga ndihmat për zonat e prekura nga vërshimet fillimisht kanë shkuar për pagesë të borxheve, nga bankat me të cilat ka kontaktuar Meta, por edhe nga Ministria e Financave thonë se kjo nuk është e mundur.


Jozyrtarisht, bankat nuk guxojnë të marrin pjesë të këtyre financave sepse Ministria për financa ka nënshkruar marrëveshje të veçantë – protokoll në lidhje me pagesën e paradhënies për qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet.
“Për njerëzit të cilët kanë llogari të bllokuara kemi metodologji të veçantë për pagesë në pajtim me Ligjin për qarkullim pagesor”– ka thënë ministri Kiril Minoski.

Bankat po ashtu kanë njoftuar se këto mjete nuk mund të tërhiqen nga llogaritë e transaksionit për pagesë të borxhit, sepse pagesa e paradhënies është realizuar me para të gatshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori