LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Papës: Ndalni bombardimet, do të përballeni me perëndinë

Paralajmërimi i Papës: Ndalni bombardimet, do të përballeni me perëndinë

“Ndalni bombardimet ndaj civilëve, do të përballeni me gjykimin e perëndisë“. Ka paralajmëruar me këto fjalë Papa Françesku forcat që po luftojnë në Alepo të Sirisë, mbase më ashpër se kurrë , përballë një situate tragjike, ku çdo ditë humbin jetën të pafajshëm, ku shumë zona vuajnë për ujë, ushqime e medikamente, ku shumë fëmijë kanë mbetur jetim dhe një popull i tërë i pashpresë.

Para mijëra personave të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë e quajti Alepon qytet i martirizuar, kudo të gjithë po vdesin, fëmijë, të moshuar, gra dhe të rinj.


Bergolio nuk iu drejtua askujt me emër, por sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, qeveria e Sirisë dhe aleatët e saj rusë kanë rritur sulmet ajrore në pjesët e mbajtura nga rebelët të qytetit verior që nga përfundimi i armëpushimit javën e kaluar.

“Iu bëj apel të gjithëve të angazhohen me të gjitha forcat e trye për të mbrojtur civilët. Ky është një detyrim i nevojshëm, urgjent. I bëj apel ndërgjegjes së atyre që janë përgjegjës për shëprthimet, të cilët një ditë do të japin llogari para Zotit”.

Fjala e kreut të Vatikanit vjen pas bombardimit të një spitali të madh dhe karvanit të ndihmave humanitare ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Rusinë dhe Bashar Al Asad si përgjegjës të prishjes së procesit paqësor ndërkombëtar, transmeton oranews.

Më shumë se 250,000 civilë besohet të jenë bllokuar brenda sektorit të rrethuar nga rebelët në Aleppo, ku bombardimet intensive gjatë javës së kaluar kanë vrarë qindra njerëz.